Ish-kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi: “Janë regjistruar edhe 5 Bashkësi të reja Islame”

Ish-kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi: “Janë regjistruar edhe 5 Bashkësi të reja Islame”

Ish kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, në një intervistë ekskluzive për gazetën Lajm, ka folur gjerë e gjatë, si për çështje aktuale, poashtu edhe për çështje gjatë kohës sa ka qenë pa konkurencë numër një në BFI.

Duke komentuar regjistrimin e Bashkësisë Islame Selefiste, Rexhepi thotë se ajo nuk është e vetme, por se janë regjistruar edhe pesë bashkësi tjera islame, si dhe 12 grupime fetare. Deri sa gjykata regjistron Bashkësi Islame, Rexhepi thotë se po përdor kute të dyfishta, pasi refuzon të regjistrojë Kisha tjera ortodokse edhe pse ka pasur kërkesa të tila.