Ish-presidenti i Argjentinës varroset në varrezat islame

Ish-presidenti i Argjentinës varroset në varrezat islame

Ish-presidenti argjentinas, Carlos Saul Menem, të hënën u varr0s në një varrezë islame në provincën e Buenos Aires-it.

Varrimi i tij erdhi pasi presidenti aktual Alberto Fernandez deklaroi gjatë fundjavës se Argjentina do të respektojë tre ditë zie kombëtare.

“Ai do të pushojë në varrezat islame së bashku me vëllain tim, edhe pse ai i përmbahej fesë katolike. Por ai do të jetë me vëllain tim”, tha të dielën vajza e Menem-it, Zulemita.