Jepet alarmi në Azi! / Anijet e Kinës shkelin ujërat territoriale të Japonisë

Jepet alarmi në Azi! / Anijet e Kinës shkelin ujërat territoriale të Japonisë

Anijet e Rojës Bregdetare të Kinës hynë në ujërat territoriale të Japonisë përreth ishujve të kontestuar Senkaku. Sipas Shtabit të Rojës Bregdetare të Rajonit 11 në Naha, që ndodhet në shtetin Okinawa në Japoninë jugperëndimore, anijet kineze kanë shk3lur ujërat territoriale të Japonisë.

Anijet e Rojës Bregdetare të Kinës hynë në ujërat territoriale të Japonisë në orën 04.45 me orën lokale përreth ishujve të kontestuar Senkaku. Anijet iu afruan anijeve japoneze të peshkimit rreth orës 04.52 me kohën lokale, rreth 22 kilometra në jug të ishullit Minamikojima. Bëhet e ditur se fregata japoneze u dërguan në zonë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo”, dy anije të tjera kineze lundruan gjithashtu pranë ujërave territoriale Japoneze përreth ishujve Senkaku.