Jepet alarmi nga grekët, stuhia ‘medea’ godet Greqinë

Jepet alarmi nga grekët, stuhia ‘medea’ godet Greqinë

Stuhia “Medea” që përfshiu sot Greqinë, solli në këtë vend reshje dëbore dhe temperatura të ulëta që prekën kryesisht pjesën veriore dhe qendrore. Meteorologu Konstantinos Lagouvardos foli për mediat greke ku dha më tepër detaje rreth situatës në vend.

“Nga sonte, bora do të fillojë gjithashtu në Atikë. Kjo do të vazhdojë të hënën dhe të martën dhe nuk përjashtohet që të shohim reshje dëbore edhe në jug. Sidoqoftë, fenomenet do të jenë më intensive në zonat periferike në veri, të cilat do të mbulohen nga dëbora”, tha Lagouvardos.