Jepet vendimi! / Gratë në Arabi do të lejohen për herë të parë t’i bashkohen ushtrisë

Jepet vendimi! / Gratë në Arabi do të lejohen për herë të parë t’i bashkohen ushtrisë

Për herë të parë në historinë e vendit, Arabia Saudite do të lejojë që gratë t’i bashkohen ushtrisë. Ky vendim vjen pas përpjekjeve të princit të Kurorës Mohammed bin Salman për modernizimin e ushtrisë. Më përpara grave iu ndalohej të bëheshin pjesë e forcave ajrore, ushtrisë, flotës detare etje.

Kushti që ato të pranohen në radhët e shtrisë është mosha 21-40 vjeç si dhe të mos jenë dënuar penalisht më parë dhe të mos jenë të martuara me të huaj. Çdo grua që dëshiron të bëhet pjesë e ushtrisë duhet të ketë të paktën shkollim të mesëm.