Joe Biden i dërgon mesazhin e fuqishëm Putinit: “Ka mbaruar koha e rusëve”

Joe Biden i dërgon mesazhin e fuqishëm Putinit: “Ka mbaruar koha e rusëve”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi se “Amerika është kthyer” dhe deklaroi se “diplomacia është përsëri në qendër” të politikës së jashtme amerikane. Në një fjalim në Departamentin e Shtetit, Biden dje tha se e paralajmëroi presidentin rus, Vladimir Putin se ditët kur Shtetet e Bashkuara kthyen kokën nga veprimet ruse kanë mbaruar.

“Unë ia kam bërë të qartë Presidentit Putin, në një mënyrë shumë ndryshe nga paraardhësi im, se ditët kur Shtetet e Bashkuara ia kthyen shpinën agresi0nit rus – të tilla, si prishja e zgjedhjeve tona, sulm3t kibernetike, helm1mi i qytetarëve rusë – kanë mbaruar”, tha Biden.