Joe Biden mban qëndrim të ashpër me Erdoganin: “I bëjmë thirrje Turqisë të largojë sistemin rus S-400”

Joe Biden mban qëndrim të ashpër me Erdoganin: “I bëjmë thirrje Turqisë të largojë sistemin rus S-400”

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po mban një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit raket0r rus.

Biden nuk e ka ndryshuar qëndrimin e administratës së paraardhësit të tij, Donald Trump për këtë çështje.

“Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar. Ne i bëjmë thirrje Turqisë të mos e mbajë sistemin S-400”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.