Joe Biden ngrin Iranin dhe Kinën: “Amerika nuk do të bëjë hapin e parë për marrëveshje”

Joe Biden ngrin Iranin dhe Kinën: “Amerika nuk do të bëjë hapin e parë për marrëveshje”

Joe Biden ngrin Iranin. Nëse dëshiron heqjen e sanksioneve amerikane, Teherani duhet fillimisht të ndalojë pasurimin e uraniumit. Biden është i qartë kur gazetarja e pyet nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të heqin sanksionet në mënyrë që Irani të rikthehet në tryezën e negociatave për marrëveshjen mbi programin bërtham0r. Presidenti amerikan këmbëngul se nuk do të jetë Uashingtoni ai që do të bëjë hapin e parë.

Për sa i përket Kinës, Biden paralajmëroi se vendi duhet të presë një konkurrencë estreme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai akuz0i Xi Jinping se nuk ka fare demokraci. Kreu i shtëpisë së bardhe u shpreh se nuk ka nevojë të ketë k0nflikt mes dy vendeve, por do të ketë një garë të fortë dhe se ai nuk do të menaxhojë marrëdhëniet si Trump por do të përqendrohet në rregullat ndërkombëtare.