Ky është kundërshtari i parë politik që ia uron fitoren Albin Kurtit dhe LVV’së

Ky është kundërshtari i parë politik që ia uron fitoren Albin Kurtit dhe LVV’së

Shpend Ahmeti, ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), ia ka uruar fitoren Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pas publikimit të rezultateve të exit poll-eve. Ahmeti, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se Kosovën do ta qeverisë Vetëvendosja për katër vitet e ardhshme, teksa ka thënë se një legjitimitet të këtillë nuk e ka pasur askush deri më tani.

“Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike.Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës”, thuhet në postim.