Lajçak e “kthen” Kosovën nën Serbi, publikohet harta nga zyra e tij

Lajçak e “kthen” Kosovën nën Serbi, publikohet harta nga zyra e tij

Një hartë që e tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, e mban në zyrë Miroslav Lajçak. VIDEO

Kjo u vërejt kur i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–Serbi, dha intervistë nga Brukseli. Nga aty Lajçak foli për vizitën që pritet ta bëjë në Prishtinë e Beograd.

Në kryeqytetin e Kosovës emisari europian mes tjerash pritet ta takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për të cilin në raport me dialogun, diplomati ka shumë pritje.