Lajçak flet për dialogun, ndërsa pas shpine ka një hartë me Kosovën si pjesë të Serbisë

Lajçak flet për dialogun, ndërsa pas shpine ka një hartë me Kosovën si pjesë të Serbisë

Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për mediumin “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Prapavija nga ku e jep këtë intervistë nuk dihet nëse është zyra e tij, apo ndonjë ambient në Bruksel, megjithatë krahas flamurit të BE’së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Një hartë që e tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, e mban në zyrë emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.