Libri që fyen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, reagon Zoran Zaev: “Do të hiqet nga përdorimi”

Libri që fyen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, reagon Zoran Zaev: “Do të hiqet nga përdorimi”

Libri që përdoret për nxënësit e vitit të dytë në Maqedoninë e Veriut, ku shkruhet se shqiptarët kanë qenë maqedonas, por në kohën e pusht1m1t osman janë bërë shqiptarë dhe e kanë prejardhjen nga çerkezët, romët dhe turqit sipas kryeministrit Zaev do të hiqet këtë vit. Ai tha se është i vetëdijshëm që ky libër shfrytëzohet nga viti 2002, ndërsa përmbajtja e tillë doli në pah në vitin 2018.

Kryeministri Zaev premtoi se do të ndërmerren masa për heqjen nga përdorimi të librit “Gjeografia e Maqedonisë”, libër ky, që ka përmbajtje fyese kundrejt shqiptarëve dhe jo vetëm. Sipas tij ky libër nuk është i vetmi me përmbajtje të tillë fyese kundrejt një nacionaliteti.