Macron i jep paralajmërimin e fortë Rusisë: “Keni bërë gabim shumë të rëndë”

Macron i jep paralajmërimin e fortë Rusisë: “Keni bërë gabim shumë të rëndë”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës ruse për dënimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Duke folur në një forum të mbajtur online dhe të sponsorizuar nga Këshilli i Atlantikut, Macron e cilësoi dënimin një “gabim të rëndë”.

“Të dën0sh dikë vetëm sepse ka një qëndrim që bie ndesh me detyrimin që ka ndaj Rusisë mendoj se është shprehje e një lloj ir0nie dhe mungese respekti jo vetëm për personin, por për të gjithë botën. Ndaj mendoj se është një gabim shumë i rëndë, edhe për stabilitetin e Rusisë së sotme”, u shpreh Macron.