Macron jep deklaratën e madhe: “NATO ka nevojë për një vrull të ri..”

Macron jep deklaratën e madhe: “NATO ka nevojë për një vrull të ri..”

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se koncepti i tij mbi “autonominë strategjike evropiane” në sektorin e mbrojtjes nuk nënkuptonte se ai dëshironte të largohej nga Shtetet e Bashkuara, por siç tha ai, kjo do ta bënte Evropën një partnere më të besueshme dhe do ta forconte NATO-n.

“Unë besoj se NATO ka nevojë për një vrull të ri politik dhe sqarim të konceptit të saj strategjik. NATO ka nevojë për një qasje më politike“, shtoi ai.