Me veshje kombëtare shqiptare, Rita Ora shfaqet në ekranin e madh të New Yorkut

Me veshje kombëtare shqiptare, Rita Ora shfaqet në ekranin e madh të New Yorkut

Rita Ora ka publikuar të premten videoklipin e këngës së saj më të re të titulluar “Bang” në bashkëpunim me reperin Imanbek.

Kënga është pritur shumë mirë sidomos nga fansat e saj shqiptarë për shkak të paraqitjes së saj në videoklip me veshje kombëtare shqiptare, të dizajnuara nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti.

Kënga e cila është pjesë e minialbumit me të njëjtin emër është shfaqur edhe në ekranin e madh të “Times Square” të New Yorkut.