Media greke: “Turqit po vuajnë për bukën e gojës”

Media greke: “Turqit po vuajnë për bukën e gojës”

Nga gazeta greke Kathimerini – Për shkak të vështirësive të mëdha financiare me të cilat përballen turqit muajt e fundit, qeveria ka parë një rritje të madhe dhe të shpejtë të shitjes së bukës të prodhuar nga Komuna e Stambollit, duke rezultuar në radhë të mëdha në kioska.

Sidoqoftë, qeveria turke është akuzuar se po përpiqet të pengojë përpjekjet e bashkisë për të rritur rrjetin e shpërndarjes së bukës, nga fr1ka se imazhi politik i kryetarit të Stambollit do të fuqizohet edhe më shumë.

Çmimi i bukës në Stamboll dhjetorin e kaluar u rrit me 20%. Një bukë 200 gram 200 shitet për 1.5 lira turke (0.17 euro), në vend të 1.25 lira turke në 2020 dhe buka 240 gram shitet për 1.8 lira turke (0.2 cent), në vend të 1.5 në 2020.