Media serbe: Shqipëria është ‘Greqia e re’ për pushimet verore, nxitoni!

Media serbe: Shqipëria është ‘Greqia e re’ për pushimet verore, nxitoni!

Teksa e gjithë bota po vuan nga pandemia dhe pushimet verore edhe këtë vit janë ende në pikëpyetje, media serbe “B92” i ka bërë reklamë turizmit në Shqipëri, duke e cilësuar si “Greqia e re”.

Ajo shkruan se Shqipëria është zgjedhja e duhur për serbët për të kaluar pushimet, njësoj siç bënë edhe verën e kaluar.

“Vitin e kaluar, Shqipëria ishte zgjedhja për shumë turistë nga Serbia, sepse për shkak të pandemise, destinacionet më të njohura të turistëve serbë, Mali i Zi dhe Greqia, u mbyllën për pothuajse tërë sezonin”.