Mediat serbe: “Ja çfarë do të ndodhë me Kosovën, nëse Prishtina shkel marrëveshjen e Uashingtonit”

Mediat serbe: “Ja çfarë do të ndodhë me Kosovën, nëse Prishtina shkel marrëveshjen e Uashingtonit”

Serbia ka garanci nga pesë vende se janë të gatshme të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat e Beogradit.

Nëse Prishtina shkel marrëveshjen sipas së cilës duhet të përmbahet nga aplikimi për pranim në organizatat ndërkombëtare, Beogradi do t’u kërkojë atyre vendeve të aktivizojnë procesin e tërheqjes së njohjes, njoftoi Vecernje Novosti, duke cituar burime në Qeverinë e Serbisë.