Merret vendimi! – Kina do të ndërtojë hidrocentralin më të madh në botë

Merret vendimi! – Kina do të ndërtojë hidrocentralin më të madh në botë

Kina do të ndërtojë hidrocentralin më të madh në botë në rajonin e Tibetit. Sipas lajmit të kanalit Al Jazeera me qendër në Katar, këtë hidrocentral prej 60 gigavat Kina do të ndërtoj mbi lumin Yarlung Tsangpo në Rajonin Autonom të Tibetit.

Diga në fjalë do të prodhojë 3 herë më shumë energji se Diga e Tri Grykave që është mbi lumin Yangtze që është aktualisht diga më e madhe.Sipas lajmeve në mediat lokale diga do të ndërtohet në rajonin Medog me 14.000 banorë, duke theksuar se popullata e rajonit mund të zhvendoset nga rajoni me fillimin e ndërtimit të digës