Ministri grek jep thirrjen e hapur ndaj shqiptarëve: “Ejani në Greqi, punoni dhe investoni këtu”

Ministri grek jep thirrjen e hapur ndaj shqiptarëve: “Ejani në Greqi, punoni dhe investoni këtu”

Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve Adonis Georgiadis, ftoi komunitetin e biznesit nga Shqipëria, por edhe nga rajoni i gjerë i Ballkanit, për të investuar në Greqi. Georgiadis theksoi se biznesmenët shqiptarë janë të mirëpritur në Greqi, ashtu si dhe shumë grekë janë aktivë në Shqipëri dhe theksoi se në të ardhmen të dy vendet mund të kenë lidhje më të forta ekonomike, në kontekstin e një marrëdhënieje më të ngushtë evropiane.

Ftesa e ministrit për investitorët shqiptarë ka bërë jehonë në Greqi. Përse? Mediat kanë rikthyer deklaratat e Adonis Georgiadis disa vite më parë, në 2011 kur thoshte se shqiptarët duhet të dëbohen. Kur ishte pjesë e partisë ekstreme greke LAOS, Georgiadis kërkonte dëbimin e shqiptarëve.