Ministri iranian i bën thirrjen e fuqishme Amerikës: “Koha juaj po harxhohet”

Ministri iranian i bën thirrjen e fuqishme Amerikës: “Koha juaj po harxhohet”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, i bëri thirrje Uashingtonit që të veprojë shpejt për t’u kthyer në marrëveshjen bërtham0re, duke theksuar se legjislacioni i miratuar në kuvend e detyron qeverinë që ta ashpërs0jë qasjen bërtham0re, nëse ShBA-ja nuk i lehtëson sanksi0net deri më 21 shkurt.

Kryediplomati iranian gjithashtu i përmendi zgjedhjet në Iran që do të mbahen në muajin qershor. Nëse zgjidhet një president me qëndrime më të ashpra, do të vështirësohet edhe më shumë respektimi i marrëveshjes.

“Koha po harxhohet për amerikanët, për shkak të ligjit të kuvendit dhe atmosferës së zgjedhjeve që do të vijnë pas Vitit të Ri Iranian”, tha Zarif në një intervistë për gazetën “Hamshahri” të shtunën.