Në Maqedoni, digjet para ministrisë së arsimit libri që ofendon shqiptarët

Në Maqedoni, digjet para ministrisë së arsimit libri që ofendon shqiptarët

Rinia e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, kundër 0fendimeve ndaj shqiptarëve në librin e gjeografisë për vitin e dytë të gjimnazit. Forumi rinor i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka djegur faqet e librit ku thuhet se shqiptarët kanë prejardhje turke, rome dhe çerkeze, dhe se Maqedonia e Veriut është mbushur me shqiptarë në 200 vitet e fundit nëpërmjet proceseve politike.

“Këta libra shkollorë, siç është rasti me këtë libër që po e shihni këtu, lëre që na 0fendojnë, lëre që na hedhin poshtë historinë tonë, por edhe vendosin bazën për ndoshta elemente fash1ste kundër shqiptarëve në të ardhmen”, tha Omer Ajdini, Forumi Rinor i ASH-AAA.