Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi: “Njohja e Kosovës është një turp i madh për ne”

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi: “Njohja e Kosovës është një turp i madh për ne”

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe anëtari i Fronit Demokratik, Strahinja Bulajic, ka thënë se vendimi i Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe vendosja e sanksioneve kundër Rusisë kanë qenë dy turpet më të mëdha në historinë e Malit të Zi.

Në një intervistë për “Borba”, Buljaic ka folur se si Mali i Zi duhet që të ndërtojë raporte miqësore me Serbinë, që sipas tij është partneri më i fort ekonomik në rajon.

Ai ka folur për serbët duke i konsideruar si vëllezër, derisa thotë se vëllai duhet të konsultohet për gjithçka dhe të kërkohet ndihmë së pari prej tij.