Ngrihet alarmi, KFOR-i jep paralajmërimin e fuqishëm në gjithë Kosovën

Ngrihet alarmi, KFOR-i jep paralajmërimin e fuqishëm në gjithë Kosovën

Forcat paqeruajtëse të KFOR’it përmes një komunikate për media kanë njoftuar se sot do të zhvillojnë një stërvitje rutinore në tërë Kosovën, raporton Gazeta Express.

“KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së sotme, me 25 shkurt 2021. Ushtrimi do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në komunikatë.