Njihuni me njeriun që po bën ‘copë-copë’ partinë e Ataturkut në Turqi

Njihuni me njeriun që po bën ‘copë-copë’ partinë e Ataturkut në Turqi

Ndarjet e fundit brenda partisë në pushtet të Turqisë duket se janë përhapur në partinë më të madhe të opozitës, Partinë Republikane të Popullit (CHP), e cila u tr0ndit rëndë nga dorëheqja e tre deputetëve të saj dhe njoftimi nga Muharrem Ince, nënkryetari i partisë dhe ish-kandidati presidencial, që së shpejti do të formojë një parti të re.

Vëzhguesit politikë besojnë se nëse Ince formon vërtet partinë e tij, ajo parti, pa marrë parasysh sa e popullarizuar do të jetë me Ahmed Davutoglu dhe Ali Babacan, të cilët u shkëputën nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), vetëm se do të rrisë forcën e partisë në pushtet dhe jo e kundërta.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale, Ince fitoi më shumë se 30 përqind të votave, që është një përqindje rezultati më i mirë se ai i arritur nga partia CHP në të gjitha zgjedhjet.