Numërohen mbi 97% e votave, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dalin fitues

Numërohen mbi 97% e votave, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dalin fitues

Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 48 përqind ose 369.739 vota, teksa janë numëruar 97,04 përqind të votave të përgjithshme. Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 përqind ose 133.357 vota, ndërsa në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 përqind ose 101.364 vota, .

Lëvizja Vetëvendosja për herë të parë garës zgjedhore si subjekt politik ka hyrë në vitin 2010 ku i pati marrë 12,69 përqind të votave. Në zgjedhjet e vitit të kaluar ky subjekt ka marrë 26,27 përqind të votave. Ndërsa votat e diasporës akoma nuk kanë filluar të numërohen nga KQZ-ja, shkruan Klan Kosova.