Palestina i dërgon mesazh Kosovës: “Kërkojmë anulimin e vendimit për ambasadën në Jerusalem”

Palestina i dërgon mesazh Kosovës: “Kërkojmë anulimin e vendimit për ambasadën në Jerusalem”

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës ka reaguar sot ndaj zyrtarizimit të njohjes së ndërsjellë Kosovë-Izrael, duke e përshkruar këtë akt si zhgënjy3s dhe duke i bërë thirrje Kosovës ta anulojë vendimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem, raporton agjencia palestineze e lajmeve, Wafa, transmeton ANALIZA.

“Marrëveshja që Kosova e nënshkroi me fuqinë 0kupuese (Izraelin) dhe deklarimi i synimit të saj për ta hapur ambasadën në Jerusalemin e 0kupuar është një hap që bie ndesh me gjithçka që Kosova po përpiqet të bëjë për ta bindur botën ta njohë atë”, tha Ministria e Jashtme palestineze në një deklaratë.