Parlamenti francez avancon projektin e Macronit: “Votohet ligji kundër myslimanëve”

Parlamenti francez avancon projektin e Macronit: “Votohet ligji kundër myslimanëve”

Parlamenti francez ka miratuar një projektligj të diskutueshëm që qeveria pretendon se do të forcojë parimet laike të shtetit, por që kritikët pretendojnë se do të shkelë të drejtat civile, veçanërisht të drejtat e 5.7 milion muslimanëve.

Anëtarët e Dhomës së Ulët të parlamentit ia përcollën vendimin Dhomës së Sipërme, Senatit, i cili kontrollohet nga konservatorët. Senati ka fuqinë për të ndryshuar ndoshta projekt-ligjin, por pritet ta miratojë atë. 347 deputetë votuan pro propozimit, 151 votuan kundër, ndërsa 65 munguan.

Ligji, ndër të tjera, i jep shtetit mundësinë e mbylljes së vendeve të adhurimit dhe shkollave fetare, si dhe ndalimin e punës së predikuesve të cilët i konsideron “ekstremistë”.