Pas letrës së Biden që Serbia ta njeh Kosovën, tani vjen reagimi i Rusisë: “Është shqetësuese”

Pas letrës së Biden që Serbia ta njeh Kosovën, tani vjen reagimi i Rusisë: “Është shqetësuese”

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko deklaroi se Moska si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe anëtare e organizatave të tjera është e angazhuar për të penguar anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe për njohje tjera të pavarësisë.

“Rusia nuk është pjesëmarrëse në dialog, por është anëtare e përhershme e KS të OKB-së dhe po e ndjek situatën në Kosovë dhe Metohi. Situata në Kosovë nuk është përmirësuar për banorët serbë, nuk ka ndjenjë sigurie, ndërsa ka tesnione të shumta nga ana e elitës politike kosovaro-shqiptare”, tha ai.

“Mesazhet nga Prishtina, por edhe nga disa vende perëndimore, që zgjidhja është e mundur vetëm me njohjen e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës janë shqetësuese”, shtoi ai.