Pas ngjarjes me hartën skandaloze, Lajçak jep deklaratën: “Më keni keqkuptuar”

Pas ngjarjes me hartën skandaloze, Lajçak jep deklaratën: “Më keni keqkuptuar”

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar në lidhje me foton që bëri bujë ditën e djeshme, ku teksa ai fliste për dialogun Kosovë-Serbi ajo që u vu re ishte harta që kishte pas tij, në të cilën dukej Kosova si pjesë e Serbisë.

Kjo foto shkakt0i shumë “zhurmë”, mirëpo, sipas Lajçak në këtë hartë, Kosova është e ndarë nga Serbia, duke publikuar edhe disa fotografi më afër të hartës në llogarinë e tij “Twitter”.