Pas shuplakës së Biden, Vuçiç i drejtohet Kinës: “Jeni miku ynë i vërtetë”

Pas shuplakës së Biden, Vuçiç i drejtohet Kinës: “Jeni miku ynë i vërtetë”

Pak ditë pas shuplakës së SHBA ndaj Beogradit, presidenti i Serbisë i ka bërë një karshillëk të fortë Perëndimit. Vuçiç ka zgjedhur armikun momental të Uashingtonit si partner të zgjedhur, duke e cilësuar atë si një “mik i vërtetë që po e ndihmon në ditë të vështira”.

Në prag të Samitit të sotëm të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, Vuçiç tha se ai ishte shumë i interesuar të dëgjonte fjalimin e Presidentit kinez Xi Jinping, pikëpamjet e tij mbi të ardhmen globale.