Plazhet e Shqipërisë ‘pushtohen’ nga bora dhe ngrica, ujërat nxjerrin në breg delfinë të ngordhur!

Plazhet e Shqipërisë ‘pushtohen’ nga bora dhe ngrica, ujërat nxjerrin në breg delfinë të ngordhur!

Kanë kaluar 24 orë që nga momenti kur në vend nisën reshjet e dëborës, ndërsa kjo situatë meteorologjike përfshiu kryeqytetin. Reshjet e dëborës në Tiranë u pritën me shumë entuziazëm, pasi banorët e zonës, rrallë herë shohin flokë bore, ndërsa kjo ka sjellë edhe probleme. Ulja e temperaturave dhe i ftohti i acartë, ka mbuluar edhe Gjirin e Lalzit i cili po përballet me vështirësi.

Shkak i kushteve të këq1ja atmosferike, ujërat kanë nxjerrë në breg disa delfinë të ngordhur. Ky përbën një problem pasi këto gjallesa ujore janë shumë të rralla në Shqipëri, ndërsa rrezikojnë edhe shumë delfinë të tjerë. Siç shihet edhe nga disa foto të siguruara nga FaxWeb, delfinët kanë përfunduar jashtë bregut dhe janë të ngordhur.