Presidenti amerikan Biden: “Nuk do të hiqen sanksionet ndaj Iranit”

Presidenti amerikan Biden: “Nuk do të hiqen sanksionet ndaj Iranit”

Joe Biden ka njoftuar se ata nuk do të heqin sanksionet ndaj Iranit derisa të ndalojë punimet e pasurimit të uraniumit. Joe Biden dha intervistën e tij të parë televizive për kanalin “CBS” më 20 janar pasi mori presidencën.

Në seksionin e intervistës lidhur me Iranin, Biden u prononcua edhe për marrëveshjen bërhtamore. Në pyetjen se “A do t’i heqin Shtetet e Bashkuara sanksionet së pari për ta sjellë Iranin në tryezën e negociatave?“, Biden u përgjigj duke thënë: “Fillimisht ata duhet t’i ndërpresin punimet e pasurimit të uraniumit”.