Profesori i Oksfordit drejtuar Albin Kurtit: “E ke përkrahjen e Europës dhe Amerikës në dialog me Serbinë”

Profesori i Oksfordit drejtuar Albin Kurtit: “E ke përkrahjen e Europës dhe Amerikës në dialog me Serbinë”

Eksperti i politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit Richard Caplan, e ka quajtur “ të jashtëzakonshme” fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë.

Profesori ka folur edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë. Caplan ka thënë se kandidati për kryeministër nga VV-ja Albin Kurti, ka një mundësi për të filluar një dialog të ri me Serbinë.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Caplan ka thënë se Kurti do ta ketë përkrahjen e Bashkimit Evropian dhe të administratës së presidentit amerikan Joe Biden, nëse vendos ta bëjë këtë gjë. DEKLARATA E TIJ E PLOTE