Publikohet lista e ushtrive më të fuqishme në botë, Serbia më e fuqishmja në rajon

Publikohet lista e ushtrive më të fuqishme në botë, Serbia më e fuqishmja në rajon

Organizata Global FirePower ka publikuar listën e ushtrime më të fuqishme në botë në vitin 2021. Sipas saj ushtria që udhëheq me fuqinë ushtarake është SHBA-ja e ndjekur nga Rusia, Kina, India dhe Japonia që plotëson 5-shen e parë.

Sa i përket vendeve evropiane është Franca që mban vendin e shtatë dhe Britania e madhe që renditet e teta. Turqia vazhdon të mbetet një ushtri e madhe e cila mban vendin e 11 ndërsa Gjermani ndodhet në vendin e 15.

Amratimet e siguruara nga Rusia dhe Kina kanë dhënë efektin të madh për Serbinë që renditet në vendin e 61 ndërsa Shqipëria ndodhet nga fundi i tabelës në vendin e 113 përkrah Tanzanisë dhe Hondurasit, ndërsa në vendin e fundit është Butani.