Putin jep deklaratën e fortë: “Forcat e jashtme po përdorin Alexei Navalnin”

Putin jep deklaratën e fortë: “Forcat e jashtme po përdorin Alexei Navalnin”

Presidenti rus Vladimir Putin pretendoi që disa forca të jashtme po përdorin disidentin rus Alexei Navalniy posaçërisht gjatë kësaj periudhe të kushteve të pafavorshme ekonomike në Rusi.

Putini i vlerësoi protestat në Rusi në kanalin shtetëror “Rossiya 24”, gjatë një takimi të fundit me kryeredaktorët e mediave ruse.

Duke e përshkruar Navalniy si një “figurë” pa e përmendur atë, Putini tha se disa forca përdorin Navalniy veçanërisht këto ditë kur situata socio-ekonomike nuk është e mirë në vend.