Ramush Haradinaj jep premtimin: “Nëse zgjedhëm për president, do t’i kryej punët pa e pyetur Serbinë”

Ramush Haradinaj jep premtimin: “Nëse zgjedhëm për president, do t’i kryej punët pa e pyetur Serbinë”

Kandidati për president i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, përpara shumë mbështetësve, ku edhe u prezantuan të gjithë kandidatët për deputetë nga kjo parti, ka thënë se këto zgjedhje janë referendum për vendin.

Gjatë fjalës së tij, kreu i AAK-së, tha se lista e kandidatëve për deputetë është listë e atyre që e meritojnë besimin e qytetarëve dhe se është shumë krenar që ka bashkërrugëtuar në këtë fushatë me ta.

Sipas tij, nëse votohet Aleanca, atëherë votohet edhe ai si president i cili do t’i kryej punët e Kosovës duke mos e përfillur Serbinë.