Rekord historik, droni “Bayraktar” i Turqisë – shënon mbi 300 mijë orë fluturim!

Rekord historik, droni “Bayraktar” i Turqisë – shënon mbi 300 mijë orë fluturim!

Siç njofton kompania “Baykar”, prodhuese e sistemeve kombëtare turke të mjeteve ajrore luftarake pa pilot (të telekomanduara), droni “Bayraktar TB2” ka lënë pas një “gur kilometrik” e moment historik të rëndësishëm.

“Droni “Bayraktar TB2” vazhdon të shënojë risi në historinë e aviacionit turk duke përfunduar me sukses 300 mijë orë fluturimi. Kështu, një mjet ajror i kësaj kategorie, i cili është projektuar dhe prodhuar me kapacitete vendëse e kombëtare, u bë droni i parë kombëtar në misionin më të gjatë në qiell duke fluturuar 300 mijë orë”, deklaroi kompania “Baykar”.