Rriten çmimet në Turqi, Erdogan jep deklaratën: “Bota e jashtme është fajtore, jo ne”

Rriten çmimet në Turqi, Erdogan jep deklaratën: “Bota e jashtme është fajtore, jo ne”

Çmimet e artikujve ushqimore kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme muajt e fundit. Sipas të dhënave të indeksit të çmimeve të Zyrës së Statistikave të Turqisë, TÜIK, që publikon raportin vjetor, përqindja e inflacionit ka shkuar në 20,6%. Përqindja e inflacionit për perimet dhe frutat ndërkohë ka arritur një vlerë rekord prej 33,9%.

Rritja dramatike e çmimeve të artikujve ushqimorë në Turqi po e rëndon gjendjen ekonomike të qytetarëve. Ekspertët bëjnë qeverinë përgjegjëse, por presidenti turk ua vë fajin sipërmarrësve dhe botës së jashtme. Në një intervistë të premten ai bëri përgjegjës tregtarët e pakicës për këtë gjendje. Ai njoftoi se do te kete “dënime të ahspra”.