Rusia jep alarmin, kryeqyteti rus goditet nga ‘Apokalipsi i borës’

Rusia jep alarmin, kryeqyteti rus goditet nga ‘Apokalipsi i borës’

Moska e ka parë veten e mbuluar nga 60 cm borë ditën e sotme, gjë që ka shkaktuar probleme të mëdha në transport dhe ka shtyrë fluturimet, ndërkohë që qytetarët e kanë pasur pothuajse të pamundur të lëvizin në këmbë.

Bora në kryeqytetin rus ka nisur mbrëmjen e së enjtes dhe pritet të pushojë sot. Qytetarët janë paralajmëruar që të mos qëndrojnë pranë pemëve dhe të bëjnë kujdes nga era e fortë. Ndërkohë, temperaturat në Moskë kanë rënë deri në -15 gradë Celcius.