Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg: “Dyert e NATO-s janë të hapura për..”

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg: “Dyert e NATO-s janë të hapura për..”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se dyert e aleancës janë të hapura, por se Ukraina duhet të zbatojë reformat.

“Sa më e suksesshme të jetë Ukraina në zbatimin e reformave, aq më shpejt mund të arrijë anëtarësimin në NATO”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për media pas takimit të tij me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal.