Sekretari i NATO-s: “Turqia dhe Greqia janë aleate të vyera”

Sekretari i NATO-s: “Turqia dhe Greqia janë aleate të vyera”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke deklaruar se Greqia dhe Turqia janë dy aleate të vyera të NATO-s, tha se roli i Aleancës është të sigurojë një platformë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Pas një pyetjeje të adresuar atij, ai tha se ndërmjet aleatëve të NATO-s mund të ketë divergjenca dhe shtoi: “Të dyja, edhe Greqia, edhe Turqia janë aleate të vyera, por ato nuk bien dakord mbi disa çështje, përfshirë edhe Mesdheun Lindor.”.

“Roli i NATO-s është të sigurojë një platformë për zgjidhjen e këtyre divergjencave” tha Stoltenberg.