Shqipëria më e sigurt se kurrë! Zbarkojnë afër 40 mijë ushtarë të NATO-s në tokat shqiptare

Shqipëria më e sigurt se kurrë! Zbarkojnë afër 40 mijë ushtarë të NATO-s në tokat shqiptare

Shqipëria do të kthehet për 45 ditë në mikëpritësen e mijëra trupave ushtarake nga shumë vende të Evropës, si pjesë e Aleancës së Euroatlantikut. Zbarkimi më i madh ushtarak nis në 1 maj dhe përfundon në 14 qershor në një stërvitje, të parën e këtij lloji në Shqipëri, që prej kohës kur vendi ynë u rreshtuar përkrahës Aleancës Ushtarake.

Jo vetëm kaq, por kjo stërvitje ushtarake konsiderohet si më e madhja në të gjithë Evropën në 25 vitet e fundit, duke e kthyer vendin tonë në hartën e vendeve që shënojnë emrin në librin e artë të stërvitjeve të NATO-s. Diku rreth 37 mijë trupa do të marrin pjesë në stërvitje nga 10 vendet evropiane nga maji deri në qershor.