Trump nuk dorëzohet: “Rrugëtimi ynë sapo ka filluar, do ta bëjmë sërish Amerikën e Madhe”

Trump nuk dorëzohet: “Rrugëtimi ynë sapo ka filluar, do ta bëjmë sërish Amerikën e Madhe”

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump pas shfajësimit në Senatin Amerikan ku u gjykua me akuzën për nx1tje të bast1sjes së Kongresit më 6 janar tha se rrugëtimi i tyre sapo ka filluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se sapo kanë filluar rrugëtimin e tij të lëvizjeve historike dhe patriotike që ka filluar për “ta bërë sërish Amerikën të madhe”. “Ka shumë gjëra që do të ndaj me ju në muajt e ardhshëm. Pres me padurim të vazhdojmë së bashku në rrugëtimin tonë të jashtëzakonshëm”, deklaroi Trump.