Turqia jep mesazhin e fortë shteteve perëndimore: “Mos u përzini në çështjet e brendshme të Turqisë”

Turqia jep mesazhin e fortë shteteve perëndimore: “Mos u përzini në çështjet e brendshme të Turqisë”

Turqia ka hedhur poshtë kritikat ndërkombëtare lidhur me shpërndarjen e pr0testës së nisur nga studentët, të cilët janë ngritur kundër emërimit të një qeveritari në krye të universitetit të Stambollit. Autoritetet turke u kanë bërë thirrje shteteve perëndimore që të mos përfshihen në çështjet e brendshme të Turqisë.

Vendi është përfshirë për javë të tëra nga pr0testat e studentëve dhe profesorëve të Universitetit Bogaziçi. Ata kanë kundërshtuar me anë të pr0testave vendimin e presidentit, Erdgoan, për ta emëruar rektor, akademikun Melih Bulu, dikur kandidat për deputet në Parlamentin turk.

Pjesëtarët e universitetit i kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Bulusë dhe të lejohet që Universitetit ta zgjedhë vetë rektorin.