Ushtria Amerikane i dhuron Shqipërisë 29 automjete shumë-përdorimshe “Humvee”

Ushtria Amerikane i dhuron Shqipërisë 29 automjete shumë-përdorimshe “Humvee”

Kanë mbërritur në Portin e Durrësit 29 automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee), dhuratë për vendin tonë nga Ushtria Amerikane.

Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se këto automjete “do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n”.

Kjo ndihmë vjen vetëm pak muaj përpara nisjes së stërvitjes së madhe ushtarake, ku rreth 6 mijë ushtarë amerikanë pritet të mbërrijnë në Shqipëri.