Vjen reagimi i parë nga Serbia, për zgjedhjet e djeshmit në Kosovë

Vjen reagimi i parë nga Serbia, për zgjedhjet e djeshmit në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq, i ka dërguar urime Listës Serbe për mandatet e fituara në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

“Çdo urim për fitoren e madhe për vëllezërit dhe motrat e dashura nga Lista Serbe. Gëzuar Ditën e Shtetit”, shkroi Selakoviq në rrjetin social Instagram.