Vjosa Osmani i shkruan Erdoganit: “Faleminderit juve dhe Turqisë!”

Vjosa Osmani i shkruan Erdoganit: “Faleminderit juve dhe Turqisë!”

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan për urimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me një falënderim në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për ndihmën e Turqisë.

“President Erdogan, falënderime për urimet tuaja për përvjetorin e pavarësisë sonë. Republika jonë e re është mirënjohëse për mbështetjen e Turqisë. Populli kosovar është mirënjohës për marrëdhënien e veçantë me Turqinë” shkruan Osmani në urim.