Vuçiç: “Jam i lumtur që mund të ndihmojmë vëllezërit tanë nga Maqedonia”

Vuçiç: “Jam i lumtur që mund të ndihmojmë vëllezërit tanë nga Maqedonia”

Presidenti serb, Aleksandar Vuqiç në pranim-dorëzimin e vaksinave Pfizer që u realizua dje në Tabanoc tha se këtë veprim e she si dëshmi për miqësinë me Maqedoninë e Veriut. Vuqiç theksoi se 4.800 vaksinat e para nga gjithsej 8.000 vaksina që janë ndarë për Maqedoninë është dashur të dorëzohen më herët, por që ka pasur probleme teknike me kompaninë Pfizer.

“Unë jam i lumtur që kemi pasur mundësi ta bëjmë këtë, mund ta kishim bërë këtë dhjetë ditë më parë, por kemi pasur shumë probleme për të marrë leje eksporti sepse këto janë procedura shumë të rrepta. Jam i lumtur që mund të ndihmojmë vëllezërit dhe miqtë tanë. Kur e them këtë dua të them një gjë, Serbia nuk ka asnjë interes tjetër përveç se të tregojë miqësi me popullin maqedonas dhe të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut”, tha Vuqiç.