Vuçiç jep deklaratën për zgjedhjet në Kosovë, ”tallet” me një politikane të njohur

Vuçiç jep deklaratën për zgjedhjet në Kosovë, ”tallet” me një politikane të njohur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka përgëzuar Listën Serbe për fitimin e shumicës së votave të serbëve në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, transmeton Gazeta Express. Vuçiq ka thënë se fitorja e Listës Serbe është e rëndësishme pasi tha se “po përballemi me një periudhë të vështirë”.

Vuçiq komentoi mbi faktin se Lista Serbe fitoi mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, duke ironizuar me kundërshtaren e tyre, Rada Trajkoviq. “Si ndodhi që Rada Trajkoviq nuk mori asgjë? Duket se njerëzit e dinë kush po bën për njerëzit tanë atje dhe kush po mundohet vetëm për interes të tyre”, tha Vuçiq.